18/07/2024

Pensionistët do të përfitojnë pensione më të larta nga muaji mars e tutje për 8.4 përqind, gjegjësisht rritje për rreth 1500 denarë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Grubi ndër të tjera thekson se deri në fund të vitit parashihet edhe një rritje tjetër e pensioneve.

Njoftimi i plotë:

Pas rritjes në nivele rekorde deri më tani të pagës minimale dhe asaj mesatare, vazhdojmë të rrisim edhe pensionet.

Duke filluar nga pagesa e pensioneve në fund të këtij muaji, në llogaritë bankare të pensionistëve do të transferohen pensionet me rritje të kalkuluar prej 8.4 %.

Sipas kësaj pensioni mesatar do të shënojë rritje për rreth 1500 denarë, respektivisht nga 17.666 rritet në 19.150 denarë.

Konform metodologjisë së re të miratuar që parasheh përshtatjen e vlerës së pensioneve dy herë në vit, në mars dhe shtator, pritet që rritja e përgjithshme e pensioneve për këtë vit të jetë në total rreth 16%.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/762364811919706