22/02/2024

Getty Images
Elon Musk ka shprehur dëshirën e tij për të blerë bankën Silicon Valley. Miliarderi afrikano-jugor njoftoi synimin e tij për të filluar negociatat në lidhje me bankën kur bashkëthemeluesi dhe CEO i kompanisë kompjuterike Razer, Min-Liang Tan , shkroi në një postim në mediat sociale se si, gjatë këndvështrimit të tij modest, Twitter duhet të blejë SVB dhe të shndërrohet në një bankë dixhitale.

Duke lexuar me kujdes postimin në Twitter të CEO të “Razer”, Elon Musk është përgjigjur: “Jam i hapur ndaj idesë ”.

Sipas “Daily Mail ”, kolapsi i papritur i bankës ka shkaktuar furi në tregjet financiare me Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë, që shpreson ta shpëtojë.

Rikujtojmë, se në fund të tetorit 2022, Musk bleu Tëitter për 44 miliardë dollarë .

Pas kolapsit të papritur të Silicon Valley Bank – dështimi i dytë më i madh i bankës në historinë e SHBA – grupi mëmë SVB Financial Group është në kërkim të një blerësi./abcnews.al