06/02/2025

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve për televizionin ‘Euronews Albania” foli mbi marrëveshjen e nënshkruar dje për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Grubi tha se projekti do të financohet nga buxheti i shtetit teksa vlera totale e tij është 1.3 miliardë euro.

“Afati për ndërtimin e këtij projekti është pesë vite dhe punë që bën “Bechtel Enca” është shumë e shpejtë dhe efikase, prandaj jam i lumtur që e arritëm këtë marrëveshje sepse është projekti më madhor që ka pasur ndonjëherë Maqedonia e Veriut. I gjithë buxheti për këtë projekt do të sigurohet nga buxheti shtetëror, dhe shuma totale e projektit kap vlerën 1.3 miliardë euro”, u shpreh Grubi.