Erkan Arifi prezanton planin e rindërtimit të Sh.F “7 Marsi” Opajë

Pas përgatitjeve të dokumentacioneve rreth rindërtimit të objektit të Sh.F “7 Marsi” të fshatit Opajë, kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi, përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar pamje se si do të duket objekti i shkollës në fjalë.

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë:

Sot së bashku me Drejtorin e shkollës, filluam ditën mbarë, ku ju informojmë se u përfundua dokumentacioni teknik – projekti kryesor, për Mbindërtimin, ndërtimin dhe rregullimn e parterit të SH.F.K. “7 Marsi” , f.Opajë, edhe në bazë të Programës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, planifikohet që këtë vit të fillojnë punimet.

Andaj falënderojmë të gjithë ata që kontribuan që ky projekt kapital të jetësohet për nxënësit, arsimtarët dhe te gjithë banorët e f.Opajë.

https://komunaelikoves.gov.mk/dite-e-mire-per-sh-f-k-7-marsi-nga-f-opaje/

Share post: