17/07/2024

Modelja e njohur në rrjetet erotike me pagesë ka vrarë veten ditën e Vitit të Ri, pasi nuk arriti të tejkalonte problemet me ankthin e depresionin, u tha sot në seancën dëgjimore të çështjesh.

E reja ishte e pëlqyer nga kolegët dhe fansat në rrjetin erotik Babestation, teksa miqtë e saj kanë ngritur një faqe për mbledhje fondesh bamirësie pas vdekjes së saj, si dhe i bëjnë homazhe “të resë së bukur dhe inteligjente”.

Mjekësia ligjore vendosi se shkaku i vdekjes ishte presioni në qafë prej varjes.

Nëna e saj Karina i bënte homazh të bijës pas vdekjes së parakohshme, duke thënë: “Amy ishte një vajzë inteligjente, ambicioze, me një zemër të butë e buzëqeshje të madhe. Për vitet e saj ajo kishte provuar më tepër se shumica në moshën e saj. Ishte e fortë dhe kishte kaluar shumë vështirësi. Shijoi sa mundi jetën e saj të shkurtër. Familjen do ta marrë malli shumë”.

Amy kishte punuar si modele erotike dhe njihej nga fansat me pseudonimin Chloe Love, por shpeshherë pësonte periudha depresioni të thellë.

Në funeralin e Amy vitin e shkuar ishin dhe qentë e saj të dashur. Miqtë dhe familjarët e të ndjerës përveç mbledhjes së fondeve, kanë bërë donacione për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj shëndetit mendor dhe organizatave që ofrojnë ndihmë për krizat e dhimbjes e trishtimit te të rinjtë./m.j

FOTO/ “Shijoi sa mundi jetën”! Modelja 24 vjeçare gjendet e vetëvarur pas problemeve me ankthin