Dafina Zeqiri ka folur për tatuazhet e shumta që ka në pjesë të ndryshme të trupit.
Artistja theksoi se nënës së saj nuk i kanë pëlqyer dhe se nuk do t’i lejojë as fëmijët e saj të bëjnë.
“Nënës time nuk është se i ka pëlqyer. Nuk më ka thënë bëje. Nuk besoj që e kisha lënë fëmijën tim ta bëjnë”, u shpreh ajo.
E njëjta është në përgatitje të albumit të radhës dhe së shpejti do të lansojë këngën e parë të tij.