06/10/2024

Komiteti Drejtues për Korridorin 8 dhe 10D, i udhëhequr nga zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi, njëzëri e kanë miratuar raportin e konsulentit për transakcion financiar, IRD Engineering, mbi rrjedhën e negociatave me konzorciumin Bechtel Enka.

Grubi njofton se menjëherë pas miratimit, Komiteti Drejtues i ka propozuar Qeverisë të miratojë Кontratën për ndërtimin e autostradës bashkëkohore deri në kufirin me Shqipërinë!

Njoftimi i plotë:

Entuziazëm pune në seancën e sotme të Komitetit Drejtues për Korridorin 8 dhe 10D! Po finalizojmë procedurat e fundit të projektit më të madh dhe më të rëndësishëm infrastrukturor në historinë e vendit!

Në tavolinën e punës kishim raportin e konsulentit tonë për transakcion financiar IRD Engineering mbi rrjedhën e negociatave me konzorciumin Bechtel Enka, të cilin e shqyrtuam dhe njëzëri e miratuam duke i propozuar Qeverisë të miratojë Кontratën për ndërtimin e autostradës bashkëkohore deri në kufirin me Shqipërinë!