Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka dhënë lajmin e madh për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Grubi në rrjetin social Facebook informon se Qeveria ka miratuar përmbajtjen e Kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, projekte kapitale të cilat do të kenë ndikim në zhvillimin e vendit dhe rajonit.
Statusi i plotë:
DITË HISTORIKE!
Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam përmbajtjen e Kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, produkt i negociatave konstruktive dhe dinamike që u zhvilluan për 28 ditë mes konsulentit tonë të përzgjedhur për transaksion financiar IRD Engineering dhe konzorciumit ndërkombëtar Bechtel Enka.
Gjithçka gati për të hedhur që nesër nënshkrimin në aktin më të rëndësishëm që i jep fund pritjes për fillimin e punimeve të projekteve të infrastrukturës bashkëkohore rrugore që do të shkurtojnë distancat dhe do të kenë impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin e vendit dhe rajonit.
Mbi skepticizmin dhe obstruksionet, triumfoi guximi, vizioni dhe vendosshmëria ! Urime të gjithëve!
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/757257999097054