25/01/2025

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e zyrtarë të tjerë të Bashkimit Demokratik për Integrim, takoi mbrëmë banorët e Këshillit vendor, “Luan Haradinaj”, nga ky takim Grubi ndau detaje ekskluzive me banorët e lagjes lidhur me Korridorin 8 dhe tha se pas 30 viteve diskriminim, të martën miratohet kontrata me konzorciumin Bechtel Enka, njofton indeks.mk

Përveç kësaj, ai tha se dikur shqiptarët, ish ushtarët e tre ushtrive çlirimtare dhe mësimdhënësit shqiptarë kanë qenë të përndjekur nga shteti, por nga atëherë sipas Grubit ka ndryshuar shumë koha dhe sot, shqiptarët po e Qeverisin shtetin më mirë se sa LSDM-ja e VMRO-ja.

Sipas tij, rrethanat në të cilat po funksionojmë janë vetëmse një vazhdimsi e çdo guri që Grubi thotë se qytetarët e kanë vendosur në kalanë e përbashkët të cilën shton se janë duke e ndërtuar e që ka vetëm një emërtim, barazi e shqiptarëve në RMV

“Gjysma juve arsimtareve keni qene te distancuar, para jo me shume se 20-30 viteve. Shumica dwrmuese e ushtareve të tri ushtrive tona, UÇK, UÇPMB dhe UÇK e Maqedonisë, gjithashtu të përndjekur. Sot, sot jemi në rrethana ku po qeverisim me shtetin dhe ku po përpiqemi që të bëjmë më të mirën për të gjithw ne, bashkërisht. shumë të dashur të pranishëm dhe ju të këshillit, Luan Haradinaj dhe ju të tjerë, mysafir shofim rrethanat në të cilat po funksionojmë dhe po veprojmë dhe vlerësoj që është vetëm se një vazhdimësi e çdo guri që ju e keni vendos në kalanë e përbashkët të cilën po e ndërtojmë e që ka vetëm një emërtim, barazi e shqiptarëve në RMV”, ka thënë mes tjerash Grubi./indeks.mk/