29/03/2024

MPb bën të ditur se mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar një 47-vjeçar nga Shkupi pasi i njëjti u kap duke transportuar emigrantë.

“Me datë 02.03.2023 në ora 21:20 në afërsi të Krivollakut, zyrtarë policorë nga Departamenti policor për mbikëqyrje kufitare “Mihajllovë” kanë privuar B.G.(47) nga fshati Vollkovë, Shkup. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, janë gjetur 6 emigrantë (3 nga Pakistani, 2 nga Siria dhe 1 nga Egjipti). Më herët, në orën 20:30, automjeti është vërejtur në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, por nuk është ndalur në shenjën e ndalimit. Pasi kanë arritur në Krivollak, shoferi dhe emigrantët kanë tentuar të largohen me vrap, por janë kapur”, thonë nga MPB.