16/04/2024

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se situata në qytetin Bakhmut në vijën e frontit lindor po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

“Armiku po shkatërron vazhdimisht gjithçka që mund të përdoret për të mbrojtur pozicionet tona”, tha Zelensky.

Paralajmërimi i presidentit të Ukrainës erdhi pasi sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen paralajmëroi Kinën kundër armatimit të Rusisë gjatë në vizite që zhvilloi në Kiev.

Forcat ruse janë përpjekur të marrin qytetin për më shumë se gjashtë muaj. Disa nga luftimet më të ashpra që kanë ndodhur që kur Rusia pushtoi Ukrainën pak më shumë se një vit më parë, janë zhvilluar në Bakhmut, në rajonin e Donetskut të Ukrainës, një pjesë e të cilit është nën kontrollin e Rusisë dhe aleatëve të saj separatistë. Periudhën e fundit, përpjekjet e forcave ruse për të kapur qytetin janë intensifikuar.

Gjithashtu, presidenti ukrainas Zelensky tha se mbrojtja e vendit në Bakhmut po kompromentohej rëndë nga sulmi i Rusisë. Ai i shprehu mirënjohjen çdo personi që po e mbron heroikisht zonën.

Presidenti Zelensky bëri thirrje edhe një herë që të dërgohen avionë luftarakë modernë në mënyrë që i gjithë territori i Ukrainës të mbrohet nga terrori rus./tvklan.al