FIFA mbrëmë zgjodhi futbollistin më të mirë në Botë, në kategorinë e meshkujve.
Ishte Lionel Messi, që e rrëmbeu këtë çmim, teksa në garë ishte dhe Karim Benzema dhe Kylian Mbappe.
Siç dihet, zgjedhja e më të mirit nga FIFA bëhet me anë të votimit nga trajnerë dhe kapitenët e kombëtareve, që janë anëtare të FIFA-s.
Të drejtë vote kishte dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili ka votuar për Lionel Messin, Kylian Mbappen dhe Vinicius Juniorin.
Ndërkohë për portierin më të mirë, kapiteni kosovar e ka vlerësuar Edersonin, teksa për trajnerin, e ka votuar Carlo Ancelottin, Pep Guardiolen dhe Didier Deschammps.
Ndërsa trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka votuar për Lionel Messin, Karim Benzeman dhe Kylian Mbappen. Francezi për portierin më të mirë e ka vlersuar Thibaut Courtois, Emiliano Martinezin dhe Alisson Beckerin.
Për Giressen, trajneri më i mirë ishte Didier Deschamps. /Klankosova.tv.