08/02/2025

Pas dakordimit të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç rreth përmbajtjes së propozimit franko – gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar zëvendëskryeministri I parë, Artan Grubi. Nëpërmes një statusi në rrjetet sociale Grubi ka thënë se ky hap nuk mund të cilësohet ndryshe përveç se një hap me rëndësi jetike për stabilitetin e mbarë rajonit.

Grubi ka përgëzuar palët për largpamësinë dhe racionalitetin e treguar përtej dallimeve dhe impaktin e jashtëzakonshëm konstruktiv të SHBA dhe BE për ardhmërinë europiane të mbarë Ballkanit Perëndimor.

“Është koha të mbyllim armiqësitë dhe së bashku të hapërojmë drejt Europës dhe të shkruajmë kapitullin e ri të progresit. Shkupi do të mirëpresë krahëhapur më 18 mars liderët e të dyja vendeve dhe vazhdimin e dialogut deri në finalizimin e tij me epilog njohjen e ndërsjelltë”, ka shkruar Grubi.
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/753424859480368