06/10/2024

Gazetari kontravers maqedonas, Vasko Eftov në emisionin e tij të fundit ka folur rreth paknaqësive në Bashkimin Demokratik për Integrim dhe sulmet që po i bëhen zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.

Eftov ka thënë se sulmet mbi Grubin kanë për qëllim Ali Ahmetin.

Ai gjithashtu tha se disa muaj më parë u përpoqën të destabilizojn LSDM-në duke ndezur konfliktit mes Dimitar Kovaçevskit dhe Zoran Zaevit.

“Për atë konflikt në BDI, për këtë janë “djemtë e zjarrit”, prandaj e shihni se sulmet ndaj Artan Grubit tani nuk po udhëhiqen më nga “djemtë e zjarrit” apo nga njerëzit që janë të pakënaqur me Artan Grubin, njerëzit që janë të pakënaqur me Ali Ahmetin, në fakt sulmi ndaj Artan Grubit do të thotë sulm ndaj Ali Ahmetit. Nëse ka sukses në proces ose në tentativën për t’u zëvendësuar ose i pensionuari politikisht ose i margjinalizuari Artan Grubi është realisht i margjinalizuar, penzionuar politikisht Ali Ahmeti , atëherë nuk keni dilemë. Artan Grubi është njejtë me Ali Ahmetin dhe në fakt, sulmet ndaj Artan Grubit nga “djemtë e zjarrit”, VMRO-DPMNE dhe strukturat nën kontrollin e tyre nënkuptojnë sulme ndaj BDI-së dhe Ali Ahmetit. Pse? Sepse Ali Ahmeti dhe BDI janë në fakt themeli i krijimit të atij koalicioni evropian në Republikën e Maqedonisë. Nëse ju e destabilizoni BDI-në, a u përpoqën një ose dy muaj më parë të destabilizojnë LSDM-në duke e ndezur përgjithmonë historinë e konfliktit mes Dimitar Kovaçevskit dhe Zoran Zaevit, këtë do ta analizojmë gjatë emisionit ose gjatë kësaj analize politike, dhe dështuan, tani është radha e Artan Grubit, Ali Ahmetit dhe BDI-së.”