Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet shumicën e re parlamentare e cila mbrëmë u dëshmua në Parlament me votimin e ministrave të rinj të cilët do jenë pjesë e kabinetit qeveritar.
Fronti i ri europian është rritur dhe partitë parlamentare tashmë janë të bindura se vendi nuk ka nevojë për bllokada por duhet të ecë përpara për një jetë më të mirë të qytetarëve dhe një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja, bashkë me partitë parlamentare të orientuara në rrugën europiane, shoqërinë civile dhe botën akademike.
Mbrëmë debakël pësoi pikërisht VMRO DPMNE dhe Mickoski, Levica dhe Apasiev pasiqë kanë rënë në ujë pretendimet e tyre se kjo Qeveri ka vetëm 61 deputet dhe nuk i ka numrat për shumicë më të madhe se ajo paraprake.
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes rritjes dhe forcimit të shumicës parlamentare vazhdon me realizimin e programit zgjedhor, realizimin e reformave, rrugën e integrimit në BE si dhe masat e politikat të cilat janë në interes të vendit dhe qytetarëve.