09/11/2024

Numri i emigrantëve të vdekur gjatë mbytjes së një anije të vogël druri në afërsi të bregut jugor italian u ngjit në 61, në mesin e të cilëve 12 fëmijë. Kanë mbijetuar 81 persona dhe pritet numri i të pësuarve të rritet, njoftuan mediat italiane.

Ministri italian i Punëve të Brendshme, Mateo Pjantedosi deklaroi se me anijen kanë udhëtuar midis 150 dhe 200 refugjatë, në mesin e së cilëve 12 fëmijë ndërsa sipas vlerësimit të nëpunësit të Kryqit të Kuq italian, Ignasio Manione, kanë mbijetuar shumë pak fëmijë, publikoi SkyTG24.

Nëpunësja e rajonit Krotone, Manula Kura, deklaroi se është gjetur një trup i ri në det.

Anija që po transportonte emigrantë në Evropë ka goditur shkëmbinjtë në afërsi të Stekata di Kutro, pushimore në bregun lindore të Kalabrisë, transmeton Rojters.

Anija para disa ditësh ka lundruar nga Izmiri, Turqi me refugjatë nga Afganistani, Irani si edhe disa vende të tjera.