Valmir Aziri, sekretari shtetëror i Kulturës sot në zonën arkeologjike në Karposh të Shkupit ku u gjet pllaka me mbishkrimin “Dardanus” tha se institucionet do t’i përkushtojnë vëmendje të veçantë këtij rasti, përcjell TV21.
“Jemi këtu për të garantuar si institucione që kjo punë tash e tutje do të ketë kujdes më të veçantë, do të shtohet edhe numri i arkeologëve edhe i të punësuarve, të cilët do të koordinohemi më mirë si institucione dhe do të ulemi të shohim se si do të vaje kjo punë deri në fund. Garantojmë opinionin se e gjithë puna që po bëhet, bëhet për të dalë në dritë fjetjet që gjejmë këtu dhe asgjë nuk ka për të fshehur apo për të ngelur sekret për opinionin”, tha Aziri.