Duke replikuar me deputetët e VMRO-DPMNE-së, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka thënë se VMRO-DPMNE-ja opozitare është parti e skandaleve dhe numëron më shumë skandale deri sa është në opozitë se san ë kohën kur ka qenë në pozitë.
Përpos kësaj, Grubi zbuloi se kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski u ka dhënë urdhër kryetarëve të komunave me të cilat udhëheq VMRO-ja të mos u japin leje për legalizim dhe ndërtim shqiptarëve.
Sipas Grubit, e gjithë kjo ndodhë për arsye raciste demografike.
Grubi mes tjerash ka thënë se VMRO-ja është shndërruar në një parti e cila krijon lajme të rreme dhe merret me gjëra të kota.
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi tha se skandalet e VMRO-së nuk mund ti fsheh as prokuroria “ruse” të cilën sipas Grubit ata e duan dhe mbështesin.