23/02/2024

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sonte në emisionin “Vetëm intervista” në Kanal5 ka deklaruar Alternativa e ka derën hapur për të vazhduar rrugën europiane të cilën po e formojnë partitë në shumicën parlamentare.

Më vjen keq kjo që ndodhi me Alternativën mirëpo natyrisht derën e kanë të hapur në frontin pro-BE të cilin po e ndertojmë. Nuk mund të pajtohem më atë së Alternativa e shpëtoi rrëzimin e kësaj qeverie, sepse pikërisht ata u ulën në muajin nëntor të vitit të kaluar së bashku me VMRO-DPMNE-në, Levicën, dhe Alternativën që ta rrëzojnë këtë qeveri, kur e panë së nuk dalin numrat dhe qeveria do të vijonte funksionimin normalisht, u bashkuan dhe u bënë pjesë e qeverisë. Në këto sitta kur jemi përballuar me bllokada të ndryshme nga VMRO-DPMNE në kuvend, në këto kohë kur po tentohet për destabilizim, duhet përkrahur me patjetër fronti pro-BE, sepse ngjarjet e krijuara nga opozita po i konvenojne vetëm Levicës dhe orientimit të tyre, tha Grubi.