A keni menduar ndonjëherë se sa mund t’i kushtojë Apple prodhimi i një iPhone 14 Pro Max? Kjo pyetje zgjidhet nga një raport i ri nga Counterpoint Research, i cili publikoi disa të dhëna se sa para mund të shpenzojë kompania për të prodhuar një telefon të tillë. Aktualisht iPhone 14 Pro Max 128GB shitet në Europë për 1549 euro.
Pra, sipas këtij hulumtimi, kostoja e një iPhone 14 Pro Max 128GB është 464 dollarë për Apple, dhe ky numër është më i lartë se modeli “Max” i vitit të kaluar. Më konkretisht, ndërtimi i 14 Pro Max është rreth 3.4% më i shtrenjtë se ndërtimi i një iPhone 13 Pro Max, dhe kjo për shkak të kamerës së re të pasme 48MP, si dhe ekranit gjithmonë të ndezur.