Përshtypja nga Konferenca e sivjetme e Sigurisë në Munih është se rajoni perceptohet si stabil dhe se Maqedonia e Veriut aktualisht është faktor i stabilitetit në Ballkan, si anëtare e NATO-s, vend që filloi negociatat me BE-në dhe vend i cili këtë vit ka presidencën e OSBE-në, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për MIA-n, dhënë në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih. “Ne jemi vend anëtar i NATO-s, vend i cili filluar negociatat me BE-në dhe që kryeson me OSBE-në, por edhe një vend që pas asaj që kaloi në fillim, në fund të viteve nëntëdhjetë dhe në vitin 2001, jemi një vend që është pjesëmarrës në procesin e Berlinit, një vend nga Ballkani i Hapur. Këto janë praktikisht organizata dhe procese që forcojnë dhe avancojnë bashkëpunimin rajonal, gjegjësisht lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, ndërsa një faktor tjetër shumë i rëndësishëm, është se Maqedonia e Veriut është depozituese e marrëveshjeve të nënshkruara në procesin e Berlinit”, thekson Kovaçevski.
Ai theksoi se në diskutimet që u mbajtën në Munih, vendi u vu në dukje si shembull që përmes marrëdhënieve të mira fqinjësore, përmes përpjekjeve diplomatike, arriti t’i zgjidhë problemet e mëdha që kishte dhe tani po përparon në integrimet evropiane, duke u theksuar se paraprakisht u bë edhe vend anëtar i NATO-s. Kovaçevski thekson se Konferenca tregoi se vendet perëndimore dhe anëtarët e NATO-s dhe BE-së janë më të bashkuar se kurrë dhe shprehën mbështetje të qartë për Ukrainën. “Nuk bëhet fjalë vetëm për një sulm nga një vend kundër një vendi tjetër, por ky është një sulm nga një vend më i fortë kundër një më të dobëti, dhe nëse kjo nuk parandalohet dhe Ukraina nuk ndihmohet, mund të inkurajojë vendet e tjera në botë të bëjnë të njëjtën gjë. Natyrisht, kjo do të ndikojë në sigurinë e gjithë botës demokratike në të cilën jetojmë sot”, shton Kovaçevski.
Në intervistën dhënë gazetares speciale të MIA-s në Munih, kryeministri Kovaçevski ka folur për luftën kibernetike dhe sulmet e hakerëve në kuadrin global, por edhe në vend, për marrëdhëniet Shkup-Sofje, ndryshimet kushtetuese, reformat e nevojshme në rrugën drejt BE-së, mbështetjen e procesit të integrimit evropian, stabilitetin e shumicës qeveritare. “Unë isha i nderuar të drejtoja delegacionin tonë në Konferencën e Sigurisë në Munih. Çështje kyçe ishte siguria e Evropës në dritën e luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Maqedonia e Veriut ka treguar se aktualisht jemi faktor stabiliteti në Ballkan, jemi këtu si anëtare e NATO-s, së dyti, jemi këtu si vend që ka filluar negociatat me BE-në dhe së treti si vend që kryeson OSBE-në, organizata më e madhe e sigurisë në Evropë.
Konferenca në Munih tregoi disa gjëra të rëndësishme. Së pari, NATO-ja, vendet perëndimore dhe BE-ja janë më të bashkuar se kurrë. Së dyti, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, zëvendëspresidenti i Amerikës dhe kancelari Sholc dhe kryetari i KE-së, si dhe liderë të tjerë nga Evropa, shprehën mbështetjen e tyre të qartë për Ukrainën, sepse ky nuk është vetëm një sulm nga një vend kundër një vendi tjetër, por një sulm i një vendi më të forti kundër një shteti më të dobët dhe se nëse kjo nuk parandalohet dhe nëse Ukraina nuk ndihmohet, mund të inkurajojë shtetet e tjera të botës që të bëjnë të njëjtën gjë. Sigurisht, kjo do të ndikojë në sigurinë e gjithë botës demokratike në të cilën jetojmë sot”, ka potencuar mes tjerash Kovaçevski.