14/01/2025

Në manisfestimin e ditës së Plisit që në Shkup u organizua nën përkujdesje të zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi për të kremtuar 15-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se në kjo nuk është një festë e thjeshtë dhe se në këtë ditë kujtohen të gjithë ata gjenerata të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Ahmeti i cili ndryshe njihet edhe si person që ka kontribut të jashtëzakonshëm në historikun e Kosovës, në luftë e paqe ka thënë se të gjithë ata që dhanë jetën për liri, e kanë dashur jetën por dhanë më të shtrenjtën e tyre që ne sot të jetojmë të lirë.

Përpos në këtë organizim, Ahmeti pavarësinë e Kosovës e ka uruar edhe nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ku ka thënë se nuk i dhimbset asnjë ditë e jetës që ia kushtuar jetësimit të këtij ideali.