Zëvnedëskryeministri i parë, Artan Grubi nëpërmes një statusi në rrjetet sociale, ka uruar pavarësinë e Kosovës.
Në statusin e tij, Grubi ka thënë se ideali për të cilin me shekuj u derdh gjak e djersë u bë realitet dhe ka shtuar se sot, Kosova shtet i pavarur.
“15 vite më parë, ideali për të cilin me shekuj u derdh gjak e djersë u bë realitet, Kosova shtet i pavarur! Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve në epopenë e saj të lavdishme për liri dhe drejtësi! Gëzuar!”, ka shkruar Grubi.
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/746042023551985