07/10/2024

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli Zendeli në një prononcim për indeks.mk ka thënë se deputetët e opozitares, VMRO-DPMNE nëpërmes fjalimeve të gjata, replikave dhe kundër-replikave po dëshirojnë të blejnë kohë dhe dëshirojnë të shtyjnë e votojnë votimin e shumicës.

Ajo shtoi se fjalimet e deputetëve opozitarë nuk mund të kufizohen sepse siç deklaron këtë e lejon rregullorja e Kuvendit.

Siguron se për ndryshimet në kabinetin qeveritarë shumica i ka numrat e nevojshëm dhe se ajo heret ose vonë do të votohet dhe asesi nuk ka hapsirë sipas sajë për panikë.

Ndryshe, sot është dita e tretë që në Kuvend po diskutohet për rikonstruimin, shkarkimin dhe emërtimin e ministrave të rinjë në kabinetin Qeveritarë. Si pasojë e kësaj, partia Alternativa ka deklaruar se nga e hëna do të veprojë në Kuvend si opozitë, së bashku me Lëvizjen Besa dhe VMRO-në e Levicën.

Por Aleanca për Shqiptarët ka vendosur që ti bashkohet shumicës parlmentare dhe si pasojë e kësajë me marrëveshje me BDI-në dhe LSDM-në do të udhëheqë me Ministrinë e Drejtësisë, Shëndetësisë, dhe Ministrinë e Informatikës dhe Administratës dhe do të ketë dy zv.ministra, në Mbrojtje dhe Bujqësi.download (2)download (3)