Agjencia për Rini dhe Sport (AMS) publikoi listën e klubeve të futbollit që do të kenë kupon për vitin 2023. Në krye janë skuadrat e Shkendijës dhe Shkupit,
Agjencia për Rini dhe Sport ka publikuar listën e klubeve të futbollit të cilët do të jenë përfitues të kuponit për vitin 2023.
Në krye të listës është Shkëndija e Tetovës e cila ka përfituar 11.500.000 denarë.
Menjëherë pas Shkëndijës, vjen F.C. Shkupi. Edhe çairasit kanë përfituar shumën e njëjtë me tetovarët, gjegjësisht edhe Shkupi ka përfituar 11.500.000 denarë.
Në listën e ARS-së janë edhe klubet tjera shqiptare si Struga Trim&Lum, Renova, Voska Sport, Gostivari e të tjera.