Në të gjithë xhamitë e Maqedonisë së Veriut sot janë tubuar para (mjete financiare) të cilët nëpërmes Bashkësisë Fetare Islame do të shkojnë për zonat e prekura nga tërmeti në Siri dhe Turqi.
Mjetet e tubuara nëpërmes BFI-së do të përfundojnë në konto të Bashkësisë Fetare Islame Turke, ose do të dorëzohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë në zyrat e BFI-së turke nga ana e një delegacioni të BFI-së nga Maqedonia e cila më pas supozohet të vizitojë edhe viset e prekura nga tërmeti.
Këtë e ka thënë mbrëmë për indeks.mk krye-myftiu i Shkupit, Qenan ef. Ismaili i cili tha se përpos mjeteve financiare në xhamitë e vendit nga dita e parë po kryhen lutje për të prekurit nga tërmeti.
Ai than ë prononcimin e tij se kjo nuk është një dënim por është sprovë e cila duhet të tejkalohet e për të cilin janë të obliguar të ndihmojnë të gjithë me aq sa kanë mundësi./indeks.mk/