Rusia sulme me raketa në Kharkiv, të paktën 4 të plagosur

Të paktën katër persona janë plagosur në një sulm me raketa në një ndërtesë banimi në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore sot herët, transmeton Anadolu.

“Ka një goditje në një ndërtesë banimi në qendër të qytetit. Kishte zjarr. Aktualisht, dihen tri viktima: një grua 54-vjeçare dhe dy burra, 51 dhe 55 vjeç”, tha Guvernatori i Kharkivit, Oleh Synyehubov, në një mesazh në Telegram.

Synyehubov vuri në dukje se gruaja 54-vjeçare u shtrua në spital me plagë shrapneli, ndërsa dy burrat janë trajtuar në vendin e ngjarjes.
“Informacionet për viktimat janë duke u verifikuar. Të gjitha shërbimet e urgjencës janë në vend”, tha më tej Synyehubov.

Më vonë, ai tha se një person tjetër u plagos nga raketa e dytë që goditi qytetin, duke e rritur numrin e të plagosurve në katër.

“Një tjetër i plagosur është roje në një institucion të arsimit të lartë, ku është kryer goditja e dytë me raketa. Personi ka marrë plagë vdekjeprurëse, është ofruar ndihma në vend”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë së Kharkivit, Ihor Terehov, raportoi fillimisht se dy raketa ruse S-300 goditën qendrën e Kharkivit në rrethin Kyivskyi.

Share post: