Kryetari i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – dega në Tearcë, Besnik Osmani, në suaza të takimeve “Bashkë për Europë” të kryetarit të kësaj partie me qytetarë dhe bazën partiake tha se BDI përgjatë rrugëtimit të saj 20 vjeçar ka evoluar shumë.
“Në vitin 2001, kuptova që liria nuk fitohet me dy gishta lartë, por vetëm me një gisht. Kur u shfaq Ali Ahmeti, e vramë frikën dhe ngjallëm shpresën për shqiptarët në Maqedoni. BDI përgjatë rrugëtimit të rij 20 vjeçar ka evoluar shumë. Një ndër shtylla kryesore të BDI-së është rinia, përfaqësimi i duhur në çdo fushë dhe hapësirë më të madhe. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, me dhatë besimin të kryesoj me Këshillin e Tearcës, ndaj falenderoj banorët dhe bashkëpunëtorët për punën e përbashkët. Gjatë vitit 2022 realizuam shumë punë të miratuar nga këshilli, poashtu formuam dhe këshillin rinor. Neve tashmë na duhet ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në komunën tonë, me kushte dhe hapësira multi-funksionale, ndaj pres mbështetje për këtë projekt. Kryefjala e BDI-së gjithmonë ka qenë “Bashkë”, ndaj duhet unifikuar dhe bashkë të ecim përpara drejt BE-së”, tha Osmani në fjalën e tij.(Indeks.mk)