04/10/2024

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi në takimin informativ me moton “Bashkë për në Europë” të kreut të BDI-së me qytetarë dhe bazën partiake në Zhelinë tha se jam jashtëzakonisht i lumtur sepse projekti më i madh si Korridori 8 sot u firmos në qeveri, kaluam pengesën e fundit për këtë projekt, lidhim Shkupin, Tiranën dhe Prishtinën.

“Zemra mal më bëhet kur ju shoh kaq shumë! Bediu I tha të gjitha e unë s’di çka të them. Duke ardhur këndej kisha emocione për këtë takim, ndaj kur e pash se sa shumë jeni në numër mu bë zemra mal nga vlerësimi. Kjo është BDI sot, gra, burra, vajza, djem, mjek, artistë e çdo kuadër, kjo është BDI sot dhe kjo nuk ndalet, s’ka kush që na del përpara. Keni ardhur këtu për të bashkëbiseduar me ne, ndaj duhet të ju përgjigjemi vetëm më punë. Sot në kryesojmë me OSBE, kemi dialog strategjik me SHBA, jemi në NATO dhe rrugëtojmë drejt BE-së. Me financa menaxhojmë ne, duke kaluar çdo sfidë, në ambient jemi ne, duke investuar në kanalizime, projekte ekologjike etj. Në arsim jemi në, kemi investuar në shkolla, në ekonomi jemi ne, ulëm çmimet, ngritëm marzhet dhe ndihmuam bizneset. Në transport dhe lidhje jemi ne, kemi investuar dhe investojmë ne projekte madhore si Korridori 8”, tha zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në fjalën e tha para banorëve të Zhelinës.

Ai shtoi, se sot ndjehet jashtëzakonisht i lumtur sepse projekti më i madh si Korridori 8 sot u firmos në qeveri, kaluam pengesën e fundit për këtë projekt, lidhim Shkupin, Tiranën dhe Prishtinën.

“Këto projekte po bëhen sepse na është deleguar vullneti politik dhe përgjegjësia nga një njeri lider që se njeh luksin, dreka e as darka, por është I thjeshtë dhe përjetësisht jam mirënjohës ndaj tij, ai është lideri jonë Ali Ahmeti”, nënvizoi Grubi.(Indeks.mk)