23/02/2024

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, në suaza të takimeve të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, me qytetarë dhe bazën partiake, mbrëmjen e së martës nga Vrapçishti ndau me qytetarët lajmin se projekti më i madh kapital i viteve të fundit i shqiptarëve, Korridori 8 do të filloijë së shpejti edhe punët në terren.

“Sot më në fund, kompania italiane IRD dorëzoi garancinë bankare dhe nënshkroi kontratën për konsulent mbikëqyrës për projektin Korridori 8, ditën e enjte në ora 09:00, do ta nënshkruajmë kontratën më kompaninë e përzgjedhur dhe të fillojnë punët me “Bechtel Enka-n” për Korridorin 8, me një autostradë me nga tre korsi, dhe do lidhim shtetin tonë me Shqipërinë dhe jo vetëm. Është një projekt super i madh ndaj kemi ndarë 300 milionë euro vetëm për këtë projekt, nga të gjitha investimet kapitale, nga 800 milionë euro buxhet i përgjithshëm, 300 milionë shkojnë vetëm për këtë projekt. A kemi qenë ndonjëherë më të fuqishëm në qeveri? ASNJEHERË!”, deklaroi Grubi. /Indeks.mk/