17/07/2024

Sot më vjen keq që salla nuk i ka nxënë krejt sepse ka pasur shumë interesim. Dua të ndalem në dy çështje për të bashkëbiseduar, pse angazhohemi ne dhe për çka kundër angazhohemi ne? Angazhohemi për paqe, stabilitet, siguri, veting, mirëqenie. Në veting të përfshihen të gjithe politikanet pavarësisht a është parti e madhe ose e vogël, të shohim këto politikanë si janë dhe si kanë qenë, të gjithë pa përjashtim! Dëgjojmë akuza e shpifje për vjedhje, por unë nuk merrem me arsyetime boshe duke thënë nuk jam, nuk jam, vetingu do ti vërtetoj të gjitha. Angazhohemi per unifikim të politikave në vend, sepse tashmë është momenti vendimtar për bashkim dhe gjuhë të përbashkët, tani është momenti për frontin Pro BE. Shqiptarët bashkë me bashkëqytetarët tane duhet të bashkohemi, ndaj mos të kapemi me tema që kanë të bëjnë më 20 vitet e kaluara por të shohim nga e ardhmja. BDI ka dalë nga procese të rëdësishme ndaj duhet investuar në rini dhe të sakrifikojmë për më të mirën e tyre, une 40 vjeçar isha kur fillova luftë, ndaj sot edhe shumë breza janë rritur me BDI. Angazhohemi kundër burokracicë, pro transparencës dhe llogaridhënies sepse janë të holla të mbledhura nga taksapaguesit. Skriningu duhet të përfundoj në nentor, ndaj duhet të kalojmë hap pas hapi këtë process. Kemi shumë punë ende për të bërë, sepse vëtëm kështu i afrohemi Europës, kështu arrihet një standard më i mirë dhe ndalohet migrimi dhe njerëzit rrinë dhe kthehen në vendin e tyre. Hajde të bashkohemi gjithë shqiptarët, ta bëjme frontin pro BE, të thërrasim dhe bashkëqytetarët tanë maqedonas dhe ta çojmë këtë vend drejt BE-së, Me NATO sa të mira përfituam, kemi siguri në shtet dhe jemi të barabartë me të gjitha vendet anëtare. Ne luftojmë kundër krimit, korrupsionit, kundër përçarjeve, ndasive, sepse kemi punu dhe do punojmë për bashkim dhe afrim rreth një platforme të përbashkët, për gjeneratat e reja, sepse mbi supet e tyre ngriten gjenerata të tjera. Jam krenar me kuadrot tona, sepse më bëjën faqebardhe ngado që na përfaqësojnë, prandaj duhet investuar në kuadro kualitative, deklaroi Ahmeti.