23/02/2024

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Faton Ahmeti në takimin e së martës të kreut integrist Ali Ahmeti me qytetarët dhe bazën partiake me moton “Bashkë për Europë” në Negotinë tha se që nga themelimi i BDI-së janë shënuar shumë ndryshime politike në favor të shqiptarëve.

“Shqiptarët u bënë faktor, nga një popull me kërkesa bazike u bënë me universitete, flamur e gjuhë, morëm pozita shtetërore që nuk mendoheshin se do menaxhohen nga shqiptarët. Me vizionin e Ali Ahmetit u bëmë pjesë e NATO-s, tashmë vazhdojnë përpjekjet për tu bërë pjesë e BE-së. BDI duhet të bëhet strukturë edhe më e fuqishme, duke qenë krah qytetarëve gjithmonë”, theksoi Ahmeti.(Indeks.mk)