16/02/2025

VIDEOJA “1.000 NJERËZ SHIKOJNË PËR HERË TË PARË” PËR DY DITË ME 60 MILION KLIKIME

YouTuberi me përmasa botërore, Mr Beast, e ka bërë botën vend më të mirë jetese për së paku 1.000 njerëz pasi, sic njofton KlanM, kishte paguar për operacionet e tyre të kataraktit.

Me videon e tij “1.000 të verbër” shikojnë për herë të parë” momentalisht është trend në YouTube – vetëm për dy ditë ka thuajse 60 milionë klikime.

Videoja, sic percjell KlanM, tregon momentet emocionuese para dhe pas operacionit pasi pacientëve u kthehet shikimi pas operacioneve në Xheksonvil – Florida.

“Gjysma e të verbërve në botë janë njerëz që kanë nevojë për një operacion prej 10 minutave” – ka sqaruar mjeku, duke shtuar se katarakti është shkaku më i shpeshtë I verbërisë, se nuk është operacion i komplikuar, por se fatkeqësisht njerëzit nuk mund t`ia lejojnë vetes.

Aksioni sic njofton KlanM, kishte nisur me grumbullimin e pacientëve me paraqitje të të pastrehëve dhe klinika të ndryshme duke ua dhënë listën e pacientëve. Në fund, mjeku kishte bërë nga 40 operacione brenda ditës.