15/01/2025

Një grumbull kutish të mbushura me qese për kufoma, janë gjëja e parë që mund të shohësh në selinë e Lëvizjes ukrainase të Grave Veterane, organizatës më të madhe të ushtareve gra në Ukrainë.

Prej aty, çantat e zbrazëta bëhen gati për t’u dërguar në Bahmut, qytet në rajonin e Donjeckut, ku luftimet e ashpra janë duke vazhduar me muaj, ka thënë Olena Kharchenko, punëtore e angazhuar për dorëzimin e kutive.

“Kjo është ajo që bëjmë gati çdo ditë”, ka thënë ajo.

“Ne e kemi themeluar lëvizjen tonë për t’i mbrojtur të drejtat e grave ushtare dhe veteraneve”, ka thënë Kateryna Priymak, zëvendësshefe e organizatës, “mirëpo lufta e Rusisë na ka detyruar të fokusohemi në mbështetje maksimale për ushtrinë”.

Korridori i gjatë në selinë e lëvizjes të çon në disa dhoma magazinimi për pajisje ushtarake dhe humanitare, një punëtori për prodhim të dronëve, një dhomë për thurjen e rrjetave mbrojtëse dhe një dhomë të madhe ku vullnetaret mund të qepin uniforma ushtarake për gratë.