Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini në fjalën e tij në suaza të takimeve “Bashkë për Europë” me përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, arsimit dhe intelektual tha se pas 30 vitesh kemi siguruar investime të qëndrueshme për një jetë më cilësore për të gjithë qytetarët e vendit.
“Kemi shpallur Malin Sharr si Park Kombëtar ndërsa kemi bërë edhe aktivitete të shumta për investime strategjike në Kodrën e Diellit, që nuk ishin bërë për një periudhë të gjatë. Kemi realizuar edhe huazime të ndryshme nga EIB për sisteme për furnizim me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza dhe EBRD për ndërtimin e sistemeve rajonale për menaxhim me mbeturinat, si një problematikë që përballen thuajse të gjithë vendbanimet. kemi ofruar mundësi të barabarta për zhvillim në të gjitha rajonet e vendit por edhe për të gjithë qytetarët pa dallim”, potencoi Nuredini.(Indeks.mk)