07/10/2024

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), njëkohësisht edhe kryetar i degës së Tetovës, Faton Ahmeti në suaza të takimeve “Bashkë për Europë” të kreut partiak Ali Ahmeti me qytetarë dhe bazën partiak, mbrëmjen e së premtes nga Pallati i Kulturës para tetovarëve tha se nga luftëtarët, nga ajka e intelektualëve lindi BDI në krye me Ali Ahmeti.

“Karvanin e takimeve informative në Tetovë po e mbyllim në zemrën e qytetit tonë të dashur. Kaluam një jave plot me takime ku diskutuam çështje madhore, ide dhe vizione të liderit tonë Ali Ahmeti. Nga themelimi i BDI-së, me punë keni marrë përgjegjësinë e shumë punëve. Nga luftëtarët, nga ajka e intelektualëve lindi BDI në krye me Ali Ahmeti, si simbol. Tanimë lufta përfundoj dhe duhet të ulemi e të realizojmë synimet tona me urtësi e mençuri. Falë kësaj politike sot jemi faktor dhe shtet-formues. Mos të harrojë arritjen me shtetit fqinjë Greqinë, këtë falë politikës me maturi arritëm ta mbyllim me sukses, u bëmë anëtarë në NATO e tani kemi hapur negociatat me BE, ndaj ne kemi kapacitet për ti përmbushur të gjitha qëllimet tona. Për të sjellë Europën, mirëqenien dhe standardin europian këtu në Maqedoni. Me krenari e them që jemi organizata e parë dhe e vetme në vend që instaluam modelin një anëtar një votë, duke u bëtë shembull i demokracisë për të gjitha partitë politike në vend. Integrimi i vendit në BE do të mbajë vulën e Ali Ahmetit”, tha Ahmeti.(Indeks.mk)