18/01/2025

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arben Ziberi në një prononcim për indeks.mk ka folur rreth frontit “Aleanca Evropiane” të inicuar pikërisht nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në prononcimin e tij, Ziberi tha se dera është e hapur dhe ftesa vlenë për të gjithë partitë që duan të bëhen pjesë e sajë.

Sipsa tij, është momenti vendimtarë dhe nuk guxojmë si shtet ta humbim këtë rast sepse siç thotë Ziberi, është ndoshta edhe shansi i fundit.

Politikën “bllokuese” të Lëvizjes Besa Ziberi e cilëson si veprim naiv dhe amatoresk dhe thotë se procesi euro-integrues nuk duhet të bllokohet nga asnjëra parti, aq më pak nga një parti shqiptare.

Ziberi shton se ftesa është e hapur edhe për VMRO-në e Mickoskit./indeks.mk/watch