Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Arta Bilalli Zendeli, ka kërkuar nga autoritet e Ansamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës përgjigje se kur do të shqyrtohet aplikimi i Kosovës në BE.
Ja pyetja e deputetes Arta Bilalli Zendeli drejtuar Kryeministres së Islandës pas prezantimit të saj para deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës:
“Plotësisht pajtohem se Islanda e ka marrë kryesimin me Komitetin e Ministrave në një moment shumë kritik- në moment kur lufta është rikthyer në Europë për shkak të invazionit rus në Ukrainë. Shumë pamje nga kjo luftë, mua dhe popullsisë së Ballkanit na janë të njohura, sepse e kemi parë Masakrën e Reçakut në Kosovë, Masakrën e Srebrenicës në Bosnjë dhe Herzegovinë, Vukovarit në Kroaci, etj. Këshilli i Europës, në fillim kishte 10 shtete. Tanimë ka 46. Një shtet – Kosova, ka aplikuar për anëtarësim në maj të vitit të kaluar”.
Kështu i është drejtuar deputetja e BDI-së Asamblesë, duke u interesuar se kur do të sillet ai aplikim në PACE, sepse, ka thënë ajo, Ballkanit Perëndimor i duhet paqe-paqe e qëndrueshme dhe Këshilli i Europës mund ti prijë këtij procesi.