06/02/2025

Gjatë kësaj fundjave, banorët e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova janë përballur me sfidën e “Vëllait të Madh”, të emëruar – “ngrij-shkrij”.

E në spektaklin e sotëm Prime është transmetuar një video material me momentet më interesante të nxjerra po nga kjo sfidë.

“Banorë nga ky moment, të gjithë do të bëheni pjesë e lojës ‘ngri-shkri’, sapo të dëgjoni komandën ‘ngri’ të gjithë duhet të bindeni dhe të lini çka do që jeni dukë bërë dhe të ngrini deri në komandën ‘shkri’” – thuhej në njoftimin e “Vëllait të Madh”.

Vlen të theksohet, se ishte Mbresa, ajo që në një moment nuk i ishte bindur komandës së “Vëllait të Madh”, për të ngrirë, gjest për të cilin ajo do të dënohet në këtë 24 orësh.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.