04/10/2024

Ideja e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) –Ali Ahmeti për një “Front për Europën”, nga analistë e vendit dhe nga diplomatë, vlerësohet pozitivisht dhe në kohë të duhur.

“Vetë ideja si strategji partiake është e mirë, por që të imponohet në skenën politike, do të hasë në kundërshtime te parti të caktuara politike. Unë mendoj se partitë e këtij blloku do të komponohen për shkak të ndryshimeve kushtetuese, për arsye se ky do të jetë test pë ta, duan ose jo të jemi pjesë e BE-së? Do të ishte mirë, nëse mirë e lexoj Ali Ahmetin, që këtë tezë të tij ta zbërthejë më shumë dhe të tregojë se partitë që do të votojnë për ndryshimet kushtetuese me të drejt do ta kenë epitetin parti të orientuara evropiane, dhe në këtë mënyrë do të dërgojë një porosi të fuqishme deri te opinion, te bashkëmendimtarët e tij politikë, por edhe te kundërshtarët dhe rivalët e politikës”, deklaroi Nano Ruzhin – ish-ambasador i Maqedonisë së Veriut në NATO për Indeks.mk

Është e kuptueshme, shprehet ai, se BDI dëshiron të bëjë një bllok të tillë, për arsye se do të distancohet nga partitë të cilat në një farë mënyre tregojnë një orientim tjetër, ose në një farë mënyre i kundërshtohen.(Indeks.mk)