Gjykata e Posaçme Apelit ka shtyrë për herë të trete senacën për kërkesen e SPAK për konfiskmim e pasurive të shtetasit Redjan Rraja, mes tyre dhe një makinë Audi model A8 për të cilën bashkëpronare është dhe ‘showgirl’ Kejvina Kthjella.
As Redjan Rraja dhe as Kejvina Kthjella nuk ishin të pranishëm, teksa senaca e shty për arsye se nuk ishte e paraqitur avokatja Kristina Marku e cila përfaqëson interesat e Marsela Bibës, bashkëshortja e Redjan Rrajës.
Nga ky hetim tashmë gjykata vendosi përjashtimin e avokatës Marku dhe vendosi që çështjen ta ndjek avokati Edvis Gorishti. Senaca e radhës është lënë më datë 31 janar ora 08:00.