
Rita Ora ka folur më në fund lidhur me fotografinë e famshme ku ajo dhe tashmë bashkëshorti i saj, Taika Waititi, u fotografuan nga mediat teksa kalonin kohën dhe shkëmbenin puthje e përqafime me aktoren, Tessa Thompson. Këngëtarja kosovare me famë botërore, e cila është martuar me Waititin vitin e kaluar, ka thyer heshtjen për raportet se treshja ishte në lidhje në atë kohë.
“A keni qenë ndonjëherë në një situatë kur keni pirë shumë dhe gjithsecili është shoku juaj më i mirë”, ka thënë Rita duke i mohuar në mënyrë kategorike se ka pasur diçka më shumë se shoqëri mes saj, bashkëshortit dhe aktores së famshme.
32 vjeçarja është shprehur se “Ajo foto ishte vetëm një grup miqsh që kalonin kohë të mirë. Ata kishin një agjendë të ngjeshur dhe po mundoheshin të relaksoheshin”.Në imazhet e publikuara në maj të vitit 2021, Rita dhe Taika shiheshin duke pirë në një ballkon në Sydney me yllin e filmit “Creed”, 39-vjeçaren Tessa.
Në fotografi ata dukeshin të përgjumur dhe puthnin fytyrat e njëri-tjetrit, ndërsa Rita dhe Tessa u panë gjithashtu shumë të afërta. Rita këmbënguli se nuk kishte asgjë më shumë se argëtim miqësor, por ajo falenderoi komunitetin LGBTI dhe fansat e saj për “normalizimin” e situatës.
Klan News