Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar me 21 vite e 6 muaj burg të pandehurin J.G, i cili më 12 qershor të 2022 ka vrarë vëllanë e tij për një mosmarrveshje që kishin për disa bagëti në fshatin Sopniq të Rahovecit.
Trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 21 vjet e 6 muaj.
Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Gjakovë autori është dënuar për veprat “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.