04/10/2024

Rasmus Paludan, lideri i partisë daneze të ekstremit të djathtë Stram Kurs, dogji një kopje të Kur’anit përpara ambasadës turke në Stokholm të shtunën.

Teksa po digjte Librin e Shenjtë, ai u rrethua nga pjesëtarë të shumtë të policisë dhe askush nuk u lejua t’i afrohej.

Departamenti i Policisë së Stokholmit tha në një deklaratë të premten se danezit iu lejua të zhvillonte një protestë të shtunën pranë ambasadës turke.

Në një deklaratë për mediat suedeze më 15 janar, Paludan tha se nuk do të vijë më në Suedi për të djegur përsëri Kur’anin dhe se policia nuk mund ta mbrojë atë.

Kush është ky politikan i ekstremit të djathtë, shtetas suedez dhe danez, që do që të gjithë myslimanët të deportohen nga Danimarka, ku ai hyri në zgjedhje?

Politikani 41-vjeçar i ekstremit të djathtë, fillimisht avokat, ishte dënuar më parë në Danimarkë me akuzën e “racizmit” për shkak të lidhjeve të tij naziste.

Ai e dogji Kuranin tri herë vitin e kaluar.

Rasmus Paludan u bë në qendër të reagimeve duke djegur Kuranin tre herë në pjesë të ndryshme të Suedisë vetëm vitin e fundit.

Udhëheqësi i Stram Kurs Paludan, vitin e kaluar përballë dogji Kuranin pranë xhamisë Zayed bin Sultan Al Nahyan, e njohur gjithashtu si Xhamia e Stokholmit, në Stokholm, përballë xhamisë Uppsala në lagjen Kvarngrdet të Uppsala, dhe më në fund e dogji librin e Kuranint para xhamisë në Jönköping, ku pati një reagim të madh.

Rreth 40 persona, 26 prej tyre policë, u plagosën nga incidentet.