Stilistja e flokëve Sophia Hilton thotë që qitja e balsamit në flokë të ngjyrosura – është humbje kohe
Ajo thotë që nëse rregullisht i ngjyrosni flokët dhe i trajtoni me aparate të cilat emetojnë nxehtësi (tharësja e flokëve, presa e flokëve…), balsami i flokëve nuk ka kurrfarë efekti.
Në vend të kësaj, ajo këshillon që të përdorni maskën për flokë, sepse ajo është “më e fortë dhe më e mirë”, përkatësisht më mirë i ushqen flokët.
“Maskat për flokë përmbajnë më pak grimca, prandaj edhe qimja më lehtë i absorbon dhe qëndrojnë më gjatë të ushqyera”, thotë Sohpia.
Ajo nuk është ekspertja e vetme e cila mendon kështu – të njëjtin mendim e ka edhe stilisti i flokëve Earl Sims.
“Për shkak të ngjyrosjes dhe nxehtësisë flokët nuk përmbajnë më vaj natyral. Maskat ndihmojnë që flokëve t’u kthehet shkëlqimi dhe që të zvogëlohet dëmi i shkaktuar me ngjyrosje dhe nxehtësi”.
Megjithatë, ai shton që e gjitha varet nga tipi i flokëve.
“Te flokët e shëndetshme, përdorimi i maskave në vend të balsamit mund të jetë e tepërt, mirëpo nëse flokët janë në gjendje të keqe, atëherë maska do t’u ndihmojë”.
Sophia thekson që përdorimi i maskës në vend të balsamit do të bëjë dallim të madh nëse shpesh i ngjyrosni apo i zbardhni flokët.
“Me atë rast do t’ju propozoja të përdorni maskën çdoherë kur i lani flokët”, thotë ajo dhe shton që flokëve, të cilat nuk janë të ngjyrosura dhe të cilat nuk trajtohen shumë, nuk u janë të domosdoshme maskat.