Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga kryeparlamentari z. Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë z. Artan Grubi, ministra, zëvendësministra, deputet, drejtor dhe zëvendësdrejtor si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, sonte ka vazhduar takimet me qytetarë dhe aktivist partiak nga qyteti i Tetovës, përkatësisht nga këshillat vendor Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël 1 dhe 2, Teqe, Bregu i Diellit dhe Jashtë Vardarit.
I kam përcjellur me vëmendje bashkëbiseduesit dhe vërejta se nuk në fjalët e tyre nuk ka skepticizëm, e këtu mund të them se edhe unë nuk kam skepticizëm dhe nuk e ndjej veten skeptik e as nuk ndjej frikë, sepse kush do të besonte para njëzet viteve se do të kemi ministër të mbrojtjes shqiptar, kryetar kuvendi shqiptar, ministër të jashtëm shqiptar, përfaqësues të gjysmës së botës shqiptar që kryeson me OSBE-në! Pse të themi se nuk do jemi të suksesshëm? Sepse nuk e kemi për të bërë politika ditore, por politika afatgjate, të menduara mirë dhe në dobi të qytetarëve. Këto takime janë në vazhdën e takimeve tradicionale të përhershme që ndër vite ka kryer BDI më qytetarët, tash kur kthehem dhe shoh procesverbalet e sekretarit të përgjithshëm aso kohë, I ndjeri Abdylaqim Ademi 130 takime kemi realizuar brenda dy muajve, ndaj kjo ka ndikuar në jetëgjatësinë e BDI-së dhe si proces i munguar u vërejtë në kohën e koronës. Ky komunikim na ka munguar dhe tashmë është rikthyer. Bashkë për Europë, a i bëjmë ne kështu shërbim të ardhmes? A jemi në gjenerata që do të bëjmë hapa perpara? Ne, një hap e bëmë në vitin 2002 për të gjithë shqiptarët, për të jetësuar marrëveshjen tonë. Tani jemi në paradhomën për anëtarësim në Bashkimin Europian, prandaj duhet t’i thërrasim njerëzit dhe të ulemi e të bisedojmë, sepse shumë parti politike që janë regjistruar e ç’regjistrur deri më tani, 14 në numër, nuk kanë mundur ta fitojnë BDI-në. Ndaj, ne duam tani të hapet një etape e re, një front pro BE që përshpejton anëtarësimin tonë në Unionin Europian. Ky front është një ndihmë që e përshpejtojn rrugën tonë drejt BE-së, që mobilizon drejt ndryshimeve kushtetuese, Ky front duhet te funksionoj edhe tek bashkëqytetarët tanë maqedonas. Shkuajnë shkrime e letra publicistet e intelektualët maqedonas se unë paskam tradhëtuar kauzën maqedonase. Asnjëherë nuk do të ndodh, sepse unë kam qenë, jam dhe do te jëm gjithmonë i angazhuar në mbrotjen e kauzës së bashkëqytetarëve tanë, indentitetit, gjuhës dhe kulturës së tyre. Nuk duhet frikësuar kur kanë krah shqiptarët, ndaj bashkë duhet hapëruar përpara, sepse minoriteti bullgar e as ai malazez nuk sjellin asnjë rrezik nëse janë të përfaqësuar në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.Asgjë e keqe nuk ndodhi as me Marrëveshjen e Ohrit, as me gjuhën shqipe, përkundrazi, shqiptarët u bënë më lojal për shtetin dhe vendin e tyre. Sot, shqiptarët e ndiejnë vetën zot të këtij shteti, në shtëpi e në vend të vet, ka theksuar kryetari Ahmeti.