17/07/2024

Kanë kaluar tetë vjet nga aksidenti fatal i Michael Schumacher në ski dhe, deri më sot, gjendja e tij shëndetësore mbetet e panjohur.

Në këtë kuptim, një nga miqtë e tij të mëdhenj dhe me të cilin ai ndau shumë nga momentet e tij të suksesit në Ferrari, Jean Todt, ish-president i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), zbuloi për gazetën angleze Daily Mail gjatë Çmimit të Madh të Meksikës disa detaje retg e vizitës së tij të fundit tek ish-piloti gjerman në mes të tetorit.

“Unë mund ta kuptoj pse familja dhe miqtë e tij e mbrojnë atë, sepse ne duhet t’i lëmë të qetë. Michael po lufton, ai po lufton dhe ne vetëm mund të shpresojmë që ai të bëhet më mirë”, tha Todt.

Më 29 dhjetor u shënua përvjetori i tetë i aksidentit në ski që Michael Schumacher pësoi në moshën 44-vjeçare në Alpe dhe i la atij dëmtime në tru. Një dëm që ka pasur pasoja për shtatë herë kampionin e botës në Formula 1.

Në këtë kuptim, i pyetur nëse Schumacher e njeh sa herë që e viziton,

“Todt ngre supet, buzëqesh, bën një gjest me dorën e tij, por nuk përgjigjet”, tha ai për Daily Mail.