08/02/2025

Të shtunën do të mblidhet Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët. Në këtë mbledhje, siç bëjnë të ditur nga kjo parti për TV21, do të formohen organet e partisë.

Siç bëhet e ditur, do të diskutohet edhe për mundësinë e hyrjes në Qeveri.

“Të shtunën mbahet mbledhja e Kuvendit Qendror të partisë dhe aty do të formohen organet udhëheqëse. Pas Kuvendit organet e reja të partisë do të shqyrtojnë mundësinë e hyrjes në Qeveri dhe bisedimet eventuale”, thonë nga ASh.

Nuk pritet një vendim përfundimtar për hyrjen, pasi siç thonë nga ASh, kjo temë do të elaborohet për disa ditë radhazi, me organet qendrore, me strukturat lokale dhe me partinë në pushtet.

Mësohet se çështja e hyrjes në Qeveri do të diskutohet edhe nesër, në takimin që do të mbahet me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.