Ronaldo dëshiron që Ancelotti ta marrë drejtimin e Brazilit

Brazili zyrtarisht ka filluar që të kërkojë për një trajner të ri për Kombëtare dhe një ndër kandidatët që ata dëshirojnë është Carlo Ancelotti, thotë një raport.

Selecao u eliminuan nga Botërori i Katarit në mënyrë të dhimbshme, duke humbur nga Kroacia me penallti në çerekfinale. Pas eliminimit, trajneri Tite dorëzoi dorëheqjen e tij, duke detyruar federatën braziliane që të gjëjë një zëvendësim të duhur.

Raportet nga mediat braziliane kanë dhënë detale së si ish ylli i Interit, Ronaldo është duke luajtur pjesën e tij në këtë vendimmarrje për trajnerin e ri të Brazilit, pasi që ka nënshkruar kontratë me CFB për këtë gjë.

Presidenti i FA, Ednaldo Rodrigues’ do të dëshironte ish trajnerin e Spanjës, Luis Enrique, derisa Ronaldo beson që Ancelotti do të ishte zgjidhje e duhur.

Ancelotti është trajneri i parë që ka fituar të gjitha top ligat e Europës dhe ka të fituar katër herë Ligën e Kampionëve në të kaluarën, dy herë me Milanin dhe dy herë më Real Madridin. Ai ka kontratë me Los Blancos deri më 2024.

Share post: