04/10/2024

Poetja e njohur shqiptare, Rita Petro, shpeshherë përben lajm me deklaratat e saj provokuese. Edhe kësaj radhe, ajo ka ngacmuar sërish.

E ftuar në “Goodmorning Albanians” në Euronews, Petro tha se tradhtia dhe incesti kanë ndodhur jo vetëm te familjet moderne, por edhe tek ato familje që konsiderohen të mbyllura.

“Si dukuri tradhtia ekziston gjithmonë dhe jo vetëm te njerëzit që bëjnë një jetë moderne, por edhe tek ata të mbuluar me shami.

Prandaj dhe nëpër familje dhe kolektivitete të mëdha kanë ndodhur inceste nga më të tmerrshmet. Siç ka ndodhur në kohën e ushtrisë.

Perversiteti ka ndodhur në çdo kohë se njeriu është i prirur drejt joshjes seksuale. Prandaj kanë ndodhur edhe tek ato që kanë qenë të mbyllura brenda në shtëpi, inceste dhe dukuri të tilla”, tha Rita Petro.